Transmetuar më 09-02-2026, 09:15

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 23:09 ka regjistruar një tërmet me epiqendër në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 46 kilometra në veriperëndim të Shkupit, ndërsa magnituda e tij ishte 3.0 sipas shkallës lokale Rihter (ML).

Tërmeti është ndjerë në Tetovë dhe zonat përreth me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.

Deri në këto momente nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit