

LEZHË – Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas lajmeve mbi Memorialin e Gjergj Fishtës në Lezhë, duke sqaruar se hapësira do të shndërrohet në një Qendër Ndërkombëtare Arti.
Ky projekt synon të kthejë memorialin në një qendër multifunksionale kreative me përmasa ndërkombëtare, në bashkëpunim mes Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe një prej shkollave më prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), me mbështetje nga partnerë evropianë.
Elementet kryesore të projektit përfshijnë:
Rezidenca Artistike & Shkëmbime: Artistë dhe studentë shqiptarë dhe francezë do të bashkëpunojnë në programe trajnimi dhe kërkimi shkencor.
Itinerari i Gjurmëve Fishtjane: Një rrugëtim hulumtues që lidh historinë e Fishtës me arkivin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
Bashkëpunime kulturore dhe turistike: Projekti do të lidhë Bashkinë e Lezhës, institucionet ndërkombëtare dhe promotorët lokalë, duke promovuar bukuritë dhe shijet unike të itinerareve historike të zonës.
Pas mbylljes së procesit të kolaudimit dhe regjistrimit këtë janar, implementimi i projektit pritet të nisë në mars, duke i dhënë një frymë të re memorialit dhe trashëgimisë kulturore të Lezhës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






