

Një mesazh prekës ka mbërritur ditën e sotme në emisionin “Fan Club”, ku nëna e Inës ka dërguar një letër që u lexua nga moderatorja Kiara Tito.
Në letrën e saj, ajo shprehet se nuk ka nevojë të flasë me zë të lartë për të mbrojtur vajzën, pasi, sipas saj, mjafton zemra dhe e vërteta.
Nëna thekson se Ina është pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” ashtu siç e ka rritur ajo: e sinqertë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe dobësi, duke nënvizuar se përsosmëria nuk ka qenë kurrë pritshmëri, por njerëzorja po.
“Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe me dobësi. Jo perfekte, por njerëzore. Dhe për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft”, shkruan ajo.
Në vijim, nëna e Inës u drejtohet edhe publikut, duke bërë thirrje për më shumë kujdes dhe ndjeshmëri në gjykime, pasi pas çdo banori fshihet një familje që ndjen, pret dhe lutet.
“Pas çdo banori ka një familje që ndjen, pret dhe lutet. Pas vajzës sime jam unë, një nënë që beson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë, edhe kur sprovohen”, thuhet më tej në letër.
Në përfundim, ajo falënderon të gjithë ata që e shohin Inën me zemër të hapur, që e mbështesin dhe që kuptojnë se, ndonëse “Big Brother” është një lojë, njerëzit brenda saj janë realë.
Mesazhi është pritur me emocione në studio dhe ka ngjallur reagime edhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar si një apel të fortë për empati dhe respekt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






