Transmetuar më 08-02-2026, 15:29

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke trazuar dinamikat e lojës së edicionit të pestë. Edhe pse banorët e kanë perceptuar hyrjen e tij si qëndrim afatgjatë, këngëtari do të jetë pjesë e spektaklit vetëm për disa ditë.

Prania e Luizit ka sjellë diskutime, batuta dhe përballje direkte me banorët aktualë, ndërsa ai nuk ka ngurruar t’i ngacmojë me pyetje që lidhen drejtpërdrejt me lojën dhe pretendimet për fitore.

Gjatë një bisede në shtëpi, Luizi iu drejtua Selinit me një pyetje provokuese:

“Kush mendon ti që e fiton Big Brother-in dhe pse pikërisht Artani?”

Përgjigjja e Selinit ishte e menjëhershme dhe plot vetëbesim:

“Unë mendoj që e fiton Big Brother-in Selin ‘the queen’.”

Batutat vijuan, ndërsa Luizi e pyeti se nga e kishte marrë nofkën “the queen”, duke sjellë edhe reagimin e Artanit, i cili ndërhyri me humor:

“E ka marrë vetë, është vetëquajtur”, tha ai, duke shtuar se në shtëpi “të gjithë janë ashtuquajtur”.

Selin, nga ana e saj, këmbënguli se edhe Artani ndan të njëjtin mendim, duke i kërkuar t’i qëndrojë deklaratës së bërë më herët.

Momenti u shoqërua me të qeshura dhe batuta, duke konfirmuar se rikthimi i Luiz Ejllit po shërben si katalizator për tensione, ironi dhe deklarata të forta nga banorët, ndërsa gara për finalen vijon të ashpërsohet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit