

VLORË – Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht lidhur me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili u godit mesditën e sotme në qytetin bregdetar.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti me të cilin janë larguar dy personat e dyshuar si autorë të konfliktit është identifikuar, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në rrugën Transballkanike, pranë një pike karburanti. Burime policore bëjnë me dije se avokati Kujtim Cakrani, 55 vjeç, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar, gjatë kohës që po furnizonte automjetin e tij me karburant.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të pozicionimit të automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimit të mjeteve të tjera. Situata më pas është përshkallëzuar, duke përfunduar me ushtrim dhune fizike ndaj avokatit, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 13:30, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar. Konflikti është përshkallëzuar dhe dy personat e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar autorët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.
Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






