

Një tentativë vjedhjeje me thyerje gjatë orëve të para të mëngjesit është neutralizuar nga karabinierët në qytetin Rovato të Italisë, duke çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të 7 shkurtit, kur një patrullë e Njësisë së Karabinierëve të Chiari, gjatë shërbimit përgjatë rrugës “Via Galdina”, konstatoi një person të veshur tërësisht me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, i cili po përpiqej të hapte me forcë derën kryesore të picerisë “Amici”.
Në momentin që vuri re praninë e forcave të rendit, i dyshuari tentoi të largohej me vrap, por u ndalua dhe u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër. Gjatë kontrollit personal, karabinierët gjetën dhe sekuestruan mjetin e përdorur për thyerjen e derës.
Autoritetet konfirmuan se i arrestuari është B.E., 32 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Këln të Gjermanisë dhe me precedentë penalë.
Arrestimi u bë i mundur edhe falë denoncimit të menjëhershëm të pronarit të picerisë, si dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat dokumentuan përpjekjen për hyrje të dhunshme në ambientet e lokalit.
32-vjeçari akuzohet për tentativë grabitjeje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar autoriteteve përkatëse për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






