Transmetuar më 08-02-2026, 13:22

Tiranë / Aksion policor për ndalimin e qarkullimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar një tjetër operacion në kuadër të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt vendit tonë.

Pas disa javësh hetimesh të kryera me metoda proaktive, u finalizua operacioni policor i koduar “Barriera”, i zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, ku kanë ndaluar një automjet të dyshuar tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit të mjetit, konkretisht nën kofano, janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta të llojit Glock, së bashku me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale janë sekuestruar edhe 2 pistoleta të tjera, duke e çuar në 12 numrin total të armëve të sekuestruara.

Në përfundim të operacionit është shoqëruar dhe ndaluar shtetasi Dugagjin Berisha, 27 vjeç, banues në Kosovë, i cili dyshohet se kishte si qëllim shitjen e armëve në zonën e Freskut, në Tiranë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit