Transmetuar më 08-02-2026, 07:39

Në fituesi i edicionit të dytë do të qëndrojë disa ditë në shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa banorëve do t’u komunikohet një skenar ndryshe për praninë e tij.

Luiz Ejlli do të rikthehet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, aty ku në edicionin e dytë arriti të fitojë çmimin e madh dhe zemrat e publikut. Rikthimi i tij këtë herë vjen si pjesë e Big Brother VIP 5 dhe pritet të sjellë zhvillime interesante në dinamikat e lojës.

Sipas planit të produksionit, Luizi do të qëndrojë për disa ditë në shtëpi, por banorëve do t’u thuhet se ai është një banor i vetëm së bashku me Artanin. Për ta bërë situatën më të besueshme, Artani është thirrur në dhomën e rrëfimit për të “hapur kutinë e Pandorës”.

Nga kjo kuti, atij i është komunikuar se ka të drejtën të bashkojë dy banorë të shtëpisë në një të vetëm. Zgjedhja e Artanit ka rënë mbi Mirin dhe Brikenin, duke krijuar kështu një tjetër element strategjik brenda lojës.

Rikthimi i Luiz Ejllit pritet të sjellë reagime të forta mes banorëve dhe të ndikojë drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës, duke shtuar tensionin dhe kuriozitetin e publikut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit