Transmetuar më 08-02-2026, 07:38

Kristi nuk i përmbajti lotët gjatë një takimi prekës me dy vëllezërit e tij, të cilët i dhanë mbështetje dhe motivim për të vazhduar garën.

Kristi ka përjetuar një moment tejet emocional në shtëpi, pasi është surprizuar nga vizita e dy vëllezërve të tij. I pari që hyri ishte Xhorxho, dhe sapo e pa, Kristi nuk arriti t’i mbajë lotët. Emocionet u shtuan edhe më tej kur në shtëpi u fut edhe vëllai i tij i vogël, Kejdi, duke e bërë takimin edhe më të veçantë.

Ky takim i ka dhënë forcë Kristin, i cili ka pranuar se ditët e fundit nuk ka qenë në gjendjen më të mirë emocionale. Vëllezërit e tij i qëndruan pranë me fjalë mbështetëse dhe këshilla motivuese, duke e inkurajuar të jetë më aktiv, pozitiv dhe i qeshur gjatë lojës.

“Këndo më shumë, qesh, luaj”, ishin disa nga fjalët që i drejtuan, ndërsa i shprehën besimin e tyre dhe dëshirën që ai ta mbyllë rrugëtimin me fitore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit