

Publiku merr vendimin, Rogerti rikthehet në shtëpinë e BBV
Publiku sipas Top Channel ka marrë vendimin për Rogertin, pasi që nga e marta u fut në dhomën e reflektimit.
Rogerti u rikthye në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ndërsa u prit në derën e dhomës së reflektimit nga Stenaldo, por pa e takuar, edhe pse Rogerti i kërkoi një përqafim.
Pas kësaj ai u ul ngjitur me Inën, e cila i kërkoi të ulej në divanin përballë.
Të vetmit banorë që takuan Rogertin ishin Artani dhe Juela.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






