

Tiranë, 7 shkurt 2026 – Një mësues është shkarkuar nga puna pas akuzave se predikonte fenë e Jehovait në orët e mësimit për nxënësit e shkollave ku punonte. Bëhet fjalë për Dritan Zaimin, i cili nuk ka qenë i kontaktueshëm drejtpërdrejt për të dhënë një version të tij mbi ngjarjen.
Sipas profileve të hapura online, Dritan Zaimi ka një formim akademik në gjuhë të huaja dhe aktivitet letrar paralel. Ai ka lindur më 5 maj 1975 në Gramsh, ka përfunduar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë në vitin 1993, dhe është diplomuar si mësues i gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës në vitin 1997.
Përveç karrierës në mësimdhënie, Zaimi ka një aktivitet letrar të gjatë. Ai ka filluar të shkruajë poezi që në moshë të vogël dhe në vitin 2001 botoi përmbledhjen e tij të parë, “Dhimbja”. Poezitë e tij trajtojnë tema filozofike dhe shpirtërore, duke përdorur simbole që lidhen me jetën dhe vdekjen dhe reflektimin mbi raportin e njeriut me të shenjtën.
Sipas burimeve, gjatë orëve mësimore ai shfaqte video për Perëndinë dhe u jepte nxënësve detyra që lidhen me urdhërimet e fesë, që besohet se përfaqësojnë dëshmitarët e Jehovait. Në një nga poezitë e tij, ai shkruante:
“Atë që s’e kuptojmë e quajmë budalla. Atë që s’na kupton përsëri e quajmë budalla.”
Aktualisht, shkarkimi i tij ka ngjallur debate mbi kufijtë e mësimdhënies dhe ndarjen e fesë nga arsimi në shkolla.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






