Transmetuar më 07-02-2026, 20:23

Vlorë – Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motomjet është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit