

7 shkurt 2026 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një adoleshente 17-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një kanal në Nizza Monferrato, në provincën e Asti-t.
Sipas autoriteteve italiane, viktima, e identifikuar si Zoe Trinchero, ishte raportuar e zhdukur pasi kishte kaluar mbrëmjen me shoqet në disa lokale të qytetit dhe më pas ishte larguar e vetme. Trupi i saj u zbulua nga një banor i zonës, i cili njoftoi menjëherë policinë.
Ekspertiza paraprake ka konstatuar shenja të shumta dhune në trupin e 17-vjeçares, përfshirë trauma në kokë dhe prova që tregojnë për mbytje.
Për ngjarjen është arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet si autor i krimit. Burime nga hetimi bëjnë me dije se i riu ishte i njohur i viktimës dhe kishte pasur më herët një lidhje sentimentale me të.
Sipas hetuesve, vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje mes tyre. Pas një marrjeje të gjatë në pyetje, i dyshuari ka pranuar autorësinë e krimit.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






