Transmetuar më 07-02-2026, 16:23

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme. Sipas familjarëve, i mituri dyshohet se ka pësuar një reaksion pas konsumimit të mjaltit.

Fëmija u paraqit pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi kishte shfaqur simptoma që në orët e paradites. Familjarët raportuan se ai kishte pësuar të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se ishin kaluar, por simptomat rikthyen dhe u përsëritën ditën kur ai ndërroi jetë.

Mësohet se, gjatë udhëtimit drejt qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija ishte pa shenja jete, gjë që u konfirmua edhe nga mjekët. Pas kësaj, ai u transportua në pediatrinë e madhe të Spitalit të Vlorës, ku mjekët konstatuan se fëmija kishte mbërritur i pajetë.

Aktualisht, autoritetet po presin rezultatet e analizave të biopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit