

Një bari rreth 55-vjeç është shpallur i zhdukur në Korçë.
Bëhet fjalë për shtetasin Flamur Tako i cili sipas informacioneve, më 4 shkurt 2026, në orët e mbrëmjes, është nisur drejt fshatit Trebickë për të çuar bagëtinë, por nuk është kthyer më në banesë dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë kontakt me familjen.
Sipas familjarëve, telefonatat kanë qenë të pamundura dhe çdo përpjekje për ta gjetur ka rezultuar e pasuksesshme.
I biri i 55-vjeçarit ka bërë denoncim zyrtar në polici, ndërsa strukturat përkatëse kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Familja apelon për ndihmë dhe kërkon që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e Flamur Takos, të kontaktojë menjëherë policinë ose familjarët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






