

Orë dramatike dhe të dhimbshme për një grua, e cila po i nënshtrohet ndërhyrjes së mjekëve të cilët po përpiqen ti shpëtojnë jetën.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan tha sot se në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasja S. B., 55 vjeçe, banuese në fshatin Letëm, njësia administrative Lunik.
Gruaja, në moshë ende të re, dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës.
Në rrethana të paqarta dhe shkaqeve ende të pazbardhura zyrtarisht, gruaja ka marrë një thikë dhe ka qëlluar veten në trup.
Ajo u dërgua në spital ku aktualisht, në gjendje të rëndë ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






