Transmetuar më 07-02-2026, 13:37

VLORË – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e premte, pasi ishte paraqitur pa shenja jete në spital.

Sipas informacioneve paraprake, familja e vogëlushit, e cila banon në Palasë, e ka transportuar me urgjencë drejt Orikumit, ndërsa ambulanca e zonës e ka marrë fëmijën pa shenja jete dhe e ka dërguar për ndihmë mjekësore.

Pa shenja dhune

Ekzaminimi paraprak mjeko-ligjor nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e fëmijës.

Bëhet me dije se 4-vjeçari kishte rreth një javë që shfaqte simptoma shëndetësore, si temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre, përpara se gjendja e tij të përkeqësohej fatalisht.

Autoritetet po ndjekin procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa familja ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit