Transmetuar më 07-02-2026, 13:14

I dehur dhe pa patentë, një i ri vlonjat është përfshirë në një aksident që precipitoi në plagosjen e tij dhe një personi tjetër.

Për ngjarjen, specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Policia tha se i riu, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Sherishtë–Vlorë”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, ku u dëmtuan drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri Y. Ç.

Që të dy ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Xh. Ç. ishte i papajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit