Transmetuar më 07-02-2026, 12:32

Një burrë rreth 55 vjeç është shpallur i zhdukur prej disa ditësh në qarkun e Korçës. Bëhet fjalë për shtetasin Flamur Tako, i cili më 4 shkurt 2026, në orët e mbrëmjes, është nisur drejt fshatit Trebickë për të çuar bagëtitë, por nuk është kthyer më në banesë.

Sipas familjarëve, që prej asaj dite nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa telefoni i tij rezulton i paarritshëm. Çdo përpjekje për ta gjetur ka qenë e pasuksesshme.

Pas mungesës së gjatë dhe pamundësisë për të komunikuar me të, i biri i 55-vjeçarit ka bërë kallëzim zyrtar në polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e babait të tij.

Menjëherë pas denoncimit, strukturat përkatëse kanë nisur kërkimet në zonë.

Familja apelon për ndihmë dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e Flamur Takos, të kontaktojnë menjëherë Policinë ose familjarët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit