Transmetuar më 07-02-2026, 08:34

Dashnor Sula një nga figurat më opozitare kundër qeverisë, është emëruar në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke kaluar nga opozita në një post pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ky vendim ka shkaktuar debate mes demokratëve.

Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka ironizuar sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, pas reagimit sulmues që ky i fundit bëri ndaj Sulës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pas emërimit të ish-deputetit të PD-së, Dash Sula, si kryeinspektor i përgjithshëm.

“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figurë”, shkruan Noka.

Ka të drejtë Flamuri: ata që doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara të tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit