Transmetuar më 06-02-2026, 22:49

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në podcast-in e saj “Mirëmbrëma yje”, ku foli hapur për ndjenjat e përziera që përjetoi në momentin kur mësoi se ishte shtatzënë, si dhe për sfidat e mëmësisë.

“Në fund bëhen të gjitha, ndonjëherë shumë më mirë sesa e kishim menduar”, ishte mesazhi që Osmani përcolli gjatë bisedës, duke iu referuar periudhës së vështirë emocionale që po kalonte në atë kohë.

Arbana tregoi se vajza e saj, Zoi, erdhi në jetën e saj në një moment kur ajo ndodhej në kulmin e angazhimeve profesionale dhe e lodhur emocionalisht nga një sërë ngjarjesh.

“Më ka ardhur Zoi në jetën time kur kam qenë në kulmin e punës dhe në kulmin e shumë ngjarjeve që më kishin lodhur emocionalisht”, u shpreh ajo.

Moderatorja rrëfeu se kishte planifikuar të merrte një pauzë nga angazhimet, përfshirë një udhëtim të largët në SHBA, për të gjetur qetësinë pas një periudhe intensive pune.

“Pastaj zbuloj që isha shtatzënë dhe, edhe pse nuk dua ta them këtë sepse ajo do rritet dhe do e shohë këtë program, në atë moment ishte një shok. Dhe e kam dënuar veten që u mërzita”, tha Osmani.

Ajo pranoi se nuk ndihej gati për një fëmijë tjetër në atë fazë të jetës dhe se kishte shumë pikëpyetje lidhur me balancimin e punës, pasioneve dhe familjes.

“Një nga pyetjet që kisha ishte si do t’ia bëja me punën, me pasionet, me dy fëmijët e tjerë dhe me gjithë këto angazhime që kisha marrë ndërkohë”, shtoi moderatorja.

Megjithatë, Arbana Osmani theksoi se me kalimin e kohës gjithçka erdhi natyrshëm dhe se frikërat u zbehën.

“Për çudi, u bënë të gjitha. Bëhen të gjitha punët pastaj”, përfundoi ajo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit