Transmetuar më 06-02-2026, 22:43

Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të kalojnë të paktën 29 vjet pas hekurave pasi u shpallën fajtorë me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç.

Michael Mulvana, 32 vjeç dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga Jorku, plagosën rëndë një grua në apartamentin e saj dhe shqiptarin që ndodhej me të, teksa tentuan të grabisnin benesën e tyre. Mustafaj tentoi që të fshihej në një cep të dhomës, por autorët e goditën me hanxhar duke e lënë të vdekur.

Viktima kishte shkuar në Angli për të mbështetur familjen e tij, pasi i ati ishte i sëmurë. Ai kishte udhëtuar i vetëm nga Shqipëria për të gjetur punë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për t’i dërguar para babait, nënës dhe dy motrave të tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit