

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar pret rrëzimin e Ramës dhe fitoren e opozitës. Gjatë foltores me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha tha se 10 shkurt është dita e kryengritjes paqësore.
Lideri demokrat ftoj çdo qytetar dhe qytetare të bashkohet në protestën e opozitës. Ai e quajti atë një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Sali Berisha: Sigurisht, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, për të gjitha këto, nuk pret gjë tjetër veçse rrëzimin e tij dhe fitoren tonë. Ndaj dhe, më 10 shkurt është dita e kryengritjes tonë paqësore. Ftoj çdo qytetar dhe qytetare, çdo shqiptar, të bashkohet me ne sepse kjo betejë nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu.
Kjo betejë, nuk është një betejë për pushtetin e një partie. Kjo betejë, nuk është një betejë thjesht e karakterit partiak. Kjo është një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur nevojë më shumë për ne se sot
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






