

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina Kurina, ka publikuar së fundmi disa fotografi në rrjetet sociale, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Në disa postime të ndara në “Instastory”, Stelina shfaqet në shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së këngëtarit të njohur Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri. Fotot përcjellin një atmosferë familjare dhe miqësore.
Në njërën prej fotografive, Stelina ka shkruar:
“Të gjithë bashkë me Xhiken tonë”.

Ndërsa në një tjetër postim, ku ato shfaqen me një banderolë, ish-banorja e reality show-t ka ndarë një mesazh emocional: “Familja jonë e madhe. Patjetër në lagjen më të bukur të Tiranës, aty ku nisi gjithçka, Myslym Shyr”.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, Stelina dhe Miri kanë treguar se i lidh një miqësi e ngushtë, e cila duket se vijon edhe jashtë formatit televiziv. Marrëdhënia e mirë e Stelinës me familjen e këngëtarit konfirmohet edhe përmes këtyre postimeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






