Transmetuar më 06-02-2026, 16:17

Kina i kërkon Lituanisë të krijojë kushte për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.

Lin i bëri këto komente në një konferencë shtypi kur iu kërkua të komentonte deklaratën e fundit të kryeministres lituaneze Inga Ruginiene se vendimi i vendit të saj në vitin 2021 për krijimin e një "zyre përfaqësuese tajvaneze" ishte një gabim strategjik.

“Dera e Kinës për komunikim me Lituaninë mbetet e hapur. Shpresojmë që Lituania të mund ta kthejë gatishmërinë e saj për të përmirësuar lidhjet dypalëshe në veprime konkrete dhe të korrigjojë gabimet e mëparshme”, tha Lin.

Në gusht të vitit 2021, Lituania, duke shpërfillur protestat e forta dhe dermarshet e përsëritura të Kinës, lejoi autoriteteve të Tajvanit të krijonin një të ashtuquajtur "Zyrë Përfaqësuese të Tajvanit" në kryeqytetin e saj, Vilnius.

Si pasojë, marrëdhëniet diplomatike dypalëshe u degraduan, diplomatët u tërhoqën dhe lidhjet ekonomiko-tregtare u ndikuan.

E plotë, pjesa e konferencës për shtyp nga Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, për Lituaninë

Pyetje nga Reuters:

Kryeministri i Lituanisë deklaroi të martën se lejimi i hapjes së një përfaqësie nga pala taiwaneze në Vilnius me emrin “Tajvan” ishte një gabim strategjik i Lituanisë. A po shqyrton Kina rikthimin e marrëdhënieve të plota diplomatike me Lituaninë? Cilat janë kushtet që duhet të përmbushen fillimisht?

Përgjigjja e Lin Jian:

Kina e ka shprehur vazhdimisht qëndrimin e saj në lidhje me marrëdhëniet Kinë–Lituani. Dera e komunikimit të Kinës me Lituaninë mbetet gjithmonë e hapur. Kina shpreson që pala lituaneze ta shndërrojë vullnetin për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në veprime konkrete, të korrigjojë sa më shpejt gabimet e bëra dhe të rikthehet në rrugën e duhur të respektimit të parimit të “Një Kine”, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit