Transmetuar më 06-02-2026, 16:11

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së shtunës do të sjellë emocione të forta.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të futet edhe një herë tjetër, fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli.

Për më shumë ndiqni Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel.

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së shtunës do të sjellë emocione të forta.

Ditët e fundit, rrjetet sociale janë mbushur me spekulime se fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, pritet të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Ky lajm ka ngritur kuriozitet të madh tek fansat, të cilët mezi presin të dinë nëse artisti do të rikthehet për të rikrijuar dinamika të reja brenda programit.

Temën e diskutuan gjatë emisionit “Shqipëria Live” moderatorja Kiara Tito dhe Sidorela Gjoni, ku u shpreh qartë se situata mbetet e paparashikueshme.

Siodrela Gjoni: Po më masakrohet telefoni me mesazhe. A do të hyjë Luizi në Big Brother?

Kiara Tito: Big Brother është i paparashikueshëm. Luizi është akoma më i paparashikueshëm. As nuk përjashtohet dhe as nuk konfirmohet. Është diçka që…

Sidorela Gjoni: Luani dhe pak me titullin e filmit, “Loja e Fundit”, megjithë se, e fundit për Luizin nuk do të thoja asnjëherë.

Kiara Tito: Menduam se ishte e fundit, por… entuziazmin dhe kuriozitetin e tyre në rrjetet sociale.

Rikthimi i mundshëm i Luizit ka nxitur debate dhe spekulime për dinamikat që mund të krijohen brenda shtëpisë, duke marrë parasysh karakterin e tij të paparashikueshëm. Për momentin, çdo gjë mbetet në pritje, dhe tifozët e Big Brother VIP 5 do të duhet të presin për konfirmimin zyrtar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit