Transmetuar më 06-02-2026, 14:13

Pas intervistës së Monika Kryemadhit në Top News, ku u prek edhe situata personale dhe familjare, ka ardhur një reagim nga burgu nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përmes një mesazhi drejtuar moderatores Fiori Dardha, Meta sqaron se nuk ka ndjekur intervistën në kohë reale për shkak të mungesës së energjisë elektrike në ambientet e IEPV “Jordan Misja”, por thekson se është informuar për shqetësimin e shprehur për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai siguron se ndodhet në gjendje të mirë dhe përdor një ironi direkte ndaj televizionit ku u transmetua intervista, duke theksuar se është në “top formë”.

Meta fton publikisht moderatoren që ta intervistojë në çdo moment, jo vetëm për shëndetin e tij, por edhe për zhvillimet politike, Partinë e Lirisë dhe çështje të tjera që, sipas tij, publiku meriton t’i dëgjojë si “të vërteta”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit