Transmetuar më 06-02-2026, 13:33

Përmbytje në Himarë.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit. Si pasojë, janë përmbytur rrugë periferike, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

Në katin e parë të këtij institucioni ka hyrë ujë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi. Situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit