

Bulqizë, 6 Shkurt 2026 – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbërit, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përfshirë një makinë dhe një kamion.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti është ndarë në dy pjesë dhe tre persona janë plagosur.
Policia tha se në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






