

Vlorë – Një familje ka shpëtuar nga gazi që shpërtheu në banesë pasi forcat zjarrfikëse arritën ta fikin zjarrin e shkaktuar.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:51, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në banesën e shtetasit N. M., 68 vjeç, raporton noa.al.
Policia tha se në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, në pjesën e ballkonit, ka rënë zjarr pasi ka plasur një bombol gazi.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, zjarri u fik.
Nga verifikimet e para nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






