

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka folur në Top News për eksperiencën e saj si opinioniste në Big Brother, duke komentuar veçanërisht dy banorët më të komentuar të këtij edicioni, Mirin dhe Selenën.
Duke iu përgjigjur kritikave se favorizon Mirin në debatet e saj, Kryemadhi sqaroi se njohja me të është shumë më e hershme se pjesëmarrja në program:
“Mirin e njoh prej shumë vitesh. Mamaja ime dhe mamaja e Mirit, Luli e bukur e jashtëzakonshme, njihen prej kohësh. Njihemi shumë më përpara. Unë e njoh Mirin si karakter dhe kjo më jep të drejtën për të folur për të”, tha Kryemadhi.
Ajo theksoi gjithashtu se perceptimi i publikut ndaj Mirin është ndikuar nga hyrja e babait të Selenës në lojë dhe disa deklarata që sipas saj i dhanë pjesëtarëve të shtëpisë “të drejtën për të gjykuar marrëdhënien e tyre”.
Në lidhje me Selenën, Kryemadhi shprehu respekt të madh për inteligjencën dhe aftësitë e saj:
“Selena është shumë inteligjente, elokuente dhe shumë e artikuluar. Për mua, ajo do të ishte një ministre e jashtëzakonshme për të debatuar, sepse mbyt gjithë opozitën me argument. Për mua, Selena është gjeni në politikë.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






