Transmetuar më 06-02-2026, 08:55

GJERMANI – I ftohti ekstrem dhe kushtet e rënda atmosferike kanë detyruar mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Berlinit, duke pezulluar të gjitha ngritjet dhe uljet e avionëve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se shkak është bërë formimi i akullit të zi dhe shiu i ngrirë që vijon pa ndërprerje.

Sipas CNNgr, aktualisht asnjë aeroplan nuk mund të ngrihet apo të ulet në aeroport, për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë të pistave. “Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, nuk është e mundur të realizohen operacione fluturimi në Aeroportin e Berlinit”, deklaroi zëdhënësja e aeroportit.

Ajo bëri të ditur se ekipet tokësore kanë punuar gjatë gjithë natës për të shkrirë akullin në pistë dhe në zonat operative, por përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat, pasi sipërfaqet mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme për qarkullim.

Ndërkohë, autoritetet aeroportuale nuk kanë dhënë një afat të saktë se kur mund të rifillojnë fluturimet. Pezullimi i ngritjeve dhe uljeve kishte nisur që mbrëmjen e djeshme, ndërsa udhëtarët janë këshilluar të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion të përditësuar mbi fluturimet e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit