Transmetuar më 05-02-2026, 22:28

DURRËS – Dita e premte pritet të nisë me përkeqësim të kushteve atmosferike në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për periudhën 6–10 shkurt 2026 parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, reshjet intensive mund të sjellin vështirësi në qarkullimin e automjeteve, probleme në lëvizjen e qytetarëve, si dhe rrezik për përmbytje në zona të caktuara.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se, bazuar në përvojat e mëparshme, reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme në banesa, biznese dhe infrastrukturë, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Për këtë arsye, u bëhet thirrje të gjitha strukturave përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në këtë kuadër, kërkohet marrja e menjëhershme e masave parandaluese, monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren, si dhe raportimi i çdo problematike që mund të paraqitet gjatë kësaj periudhe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit