Transmetuar më 05-02-2026, 21:37

Një qytetar i Kosovës, Mit’hat Lozhani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar gjatë kalimit të tij përmes territorit të Serbisë sot në 5 shkurt.

Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Arianit Koçi, përmes rrjeteve sociale, duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.

Koçi e ka konsideruar rastin si pjesë të një fenomeni të përsëritur. “Ky nuk është rast i izoluar. Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori. Këto arrestime duhet të ndalen”, tha ai.

Avokati nënvizon se kjo çështje duhet të trajtohet nga shteti si një problem serioz i sigurisë për qytetarët.

“Shteti i Kosovës ka obligim ta trajtojë këtë si çështje serioze të sigurisë së qytetarëve, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Deri atëherë, diplomacia jonë duhet të reagojë fuqishëm, pa përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë”, shton avokati.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit