

Princi Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten për një kapitull të ri në jetën e tyre familjare. Pas zyrtarizimit të lidhjes disa muaj më parë, çifti është në pritje të fëmijës së parë së bashku.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime pranë çiftit për “Popart.al”, Blerta Celibashi është shtatzënë dhe foshnja pritet të jetë djalë. Burimet bëjnë me dije se shtatzënia po zhvillohet normalisht dhe se gjithçka po shkon mirë.
Për Princ Lekën, ky do të jetë fëmija i dytë, pasi ai ka një vajzë nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian. Çifti ka zgjedhur që këtë periudhë ta jetojë në mënyrë diskrete, duke e mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe publikut.
Edhe pse spekulimet kanë qarkulluar prej kohësh, vetëm së fundmi është konfirmuar se lajmi është i saktë dhe se përgatitjet për ardhjen e fëmijës tashmë kanë nisur. Deri më tani, Princ Leka dhe Blerta Celibashi nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me këtë zhvillim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






