Transmetuar më 05-02-2026, 20:21

Banori i Big Brother Rogerti ka reaguar pas izolimit të tij në Dhomën e Reflektimit, duke shprehur hapur pakënaqësinë dhe gjendjen e rënduar psikologjike gjatë qëndrimit në këtë hapësirë.

Në Dhomën e Rrëfimit, ai u shpreh se izolimi i plotë është i vështirë për t’u përballuar dhe se do të zgjedhë heshtjen si mënyrë reagimi. “Do mbyll gojën dhe do rri si në burg,” deklaroi ai, duke shtuar se izolimi i vetëm e çon njeriun drejt lodhjes mendore.

Rogerti theksoi se, nëse produksioni mendon se kjo dhomë do ta bëjë të reflektojë apo të ndryshojë qëndrimet e tij, atëherë sipas tij, nuk e kanë kuptuar plotësisht karakterin e tij. Ai u shpreh se shpesh artikulon mendime që, sipas tij, janë tabu në shoqërinë shqiptare, por që shumë njerëz i mendojnë dhe nuk i thonë publikisht.

“Unë them gjëra që janë tabu, që shqiptarët nuk i thonë, por vetëm i filtrojnë dhe i mbajnë në tru,” u shpreh banori, duke shtuar se reflektimi për mirë është i nevojshëm, por nuk e sheh izolimin si mjet që e ndryshon thelbësisht.

Në një deklaratë më personale, Rogerti foli edhe për kuptimin e jetës, duke thënë se njeriu shpesh largohet nga kjo botë pa e kuptuar plotësisht atë, ndërsa e konsideroi arritje nëse eksperienca brenda shtëpisë ndihmon dikë ta kuptojë më mirë veten.

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime të shumta mes banorëve dhe publikut, duke rikthyer në vëmendje diskutimin mbi ndikimin e izolimit dhe presionit psikologjik në reality show.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit