Transmetuar më 05-02-2026, 19:52

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti, ka vetëm pak ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme në vend, por dinamika e tij me dy banoret që vijojnë garën, Albën dhe Dolcen, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Në një prononcim telefonik për emisionin “Andale”, Limi u shpreh qartë se nuk është në pritje të asnjërës prej tyre dhe se aktualisht nuk po mendon për raportet e krijuara brenda shtëpisë.

“S’po pres asnjërën, jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona,” u shpreh ai.

Deklarata e ish-banoriti vjen në një moment kur publiku ka treguar interes të shtuar për marrëdhëniet e tij me Albën dhe Dolcen, të cilat kanë qenë shpesh temë diskutimi gjatë qëndrimit të tij në reality show. Megjithatë, Limi duket se ka vendosur të mbyllë këtë kapitull dhe të fokusohet në angazhimet e tij jashtë shtëpisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit