Transmetuar më 05-02-2026, 19:50

Selin ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të pastra dhe më korrekte brenda shtëpisë. Gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit, ajo u shpreh se prania e tij e bën të ndihet e qetë dhe larg strategjive të lojës.

Sipas Selinit, momentet që kalon me DJ Gimbon janë të natyrshme dhe të sinqerta, pa prapavijë loje. “Kur jam me të, jetoj momentin dhe nuk jam e përfshirë në lojë,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se lidhja mes tyre është e bazuar në ndjenja reale.

Banorja foli me vlerësim për karakterin e DJ Gimbos, duke theksuar respektin dhe sjelljen e tij korrekte. Ajo nënvizoi gjithashtu se e vlerëson faktin që ai është i kujdesshëm dhe shumë detajist, cilësi që e bëjnë të ndihet edhe më e afërt me të.

“Kemi kimi shumë të fortë. E vlerësoj shumë si djalë dhe kam respekt të madh për të. Më pëlqen që është i kujdesshëm dhe i vëmendshëm ndaj detajeve, e kam shumë për zemër,” tha Selin.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime si mes banorëve ashtu edhe te publiku, duke rritur kureshtjen për dinamikën e raportit të tyre. Kujtojmë se edhe DJ Gimbo ka shprehur më herët simpatinë për Selinin, me të cilën duket se ka krijuar afrimin më të madh brenda shtëpisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit