

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Bathores, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, më datë 5 shkurt 2026, rreth orës 16:30, një automjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur një këmbësore, shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe.
E dëmtuara është transportuar menjëherë drejt spitalit, por për fat të keq ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






