Transmetuar më 05-02-2026, 15:48

“Preludi i Galasë së Festës së Pranverës” sjell mesazhe miqësie në Uashington. Festohet Viti i Ri Kinez, nxënës amerikanë këndojnë për miqësinë mes dy vendeve

Sesioni në ShBA i aktivitetit "Preludi i Galasë së Festës së Pranverës: Bota e shikon së bashku Galanë e CMG-së" u mbajt të martën në Shkollën e Mesme "Lincoln" në Takoma të shtetit të Uashingtonit.

Shen Haixiong, president i Grupit Mediatik të Kinës, tha se "Preludi i Galasë së Festës së Pranverës" është mbajtur për tre vjet rresht, me një numër në rritje amerikanësh që përjetojnë kulturën kineze duke festuar Vitin e Ri Kinez dhe duke ndjekur Galanë e Festës së Pranverës.

Shen shprehu shpresën se kjo veprimtari do të ndihmojë në nxitjen e një të ardhmeje më të ndritur për marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe do të kontribuojë në krijimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Xie Feng, ambasadori kinez në SHBA, tha se marrëdhëniet kino-amerikane po përballen si me mundësi të reja, ashtu edhe me sfida të shumta.

Ai shprehu shpresën që të dy vendet do të ndjekin udhëzimet e diplomacisë së krerëve të shtetit dhe do t’i mbajnë marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur; do të menaxhojnë siç duhet dallimet dhe do të eliminojnë pengesat në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe; do të zgjerojnë në mënyrë aktive bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë dhe do të ofrojnë një vrull më të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe; si edhe do të forcojnë lidhjet midis të dy popujve, duke rritur ndërveprimet miqësore.

Xie vuri në dukje se Festa e Pranverës simbolizon kthimin e pranverës, shkrirjen e akullit e borës dhe ringjalljen e të gjitha gjallesave, duke shtuar se të dy vendet duhet të thellojnë lidhjet njerëzore, të forcojnë mbështetjen publike për marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe të sjellin më shumë "ngrohtësi pranverore" në lidhjet dypalëshe në vitin e ri dhe më tej.

Kryebashkiaku i Takomës Anders Ibsen theksoi që Takoma dhe Fuzhou vendosën zyrtarisht marrëdhënie binjakëzimi në vitin 1994 me nismën e Xi Jinping-ut, atëherë sekretar i Komitetit të Partisë të Bashkisë së Fuzhou-t.

Ky partneritet hodhi një themel të fortë për një miqësi të qëndrueshme midis Takomës e Fuzhou-t, si edhe midis Takomës dhe Kinës. Me kalimin e viteve, shkëmbimet miqësore të Takomës me Kinën kanë ndihmuar në zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe të biznesit vendor, në thellimin e lidhjeve kulturore dhe në promovimin e zhvillimit të një game të gjerë programesh rinore.

Gjatë aktivitetit, 25 nxënës nga Shkolla e Mesme "Lincoln" interpretuan këngën kineze "Në fushat e shpresës" dhe këngën në gjuhën angleze "Stand by Me", duke përcjellë urimet e tyre më të mira për miqësinë Kinë-ShBA përmes muzikës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit