Transmetuar më 05-02-2026, 15:41

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar parashtrimet në seancën paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje penale.

Gjatë seancës, prokurori i çështjes kërkoi dërgimin për gjykim të pesë të pandehurve, duke theksuar se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme për vijimin e procesit gjyqësor në themel.

Sipas SPAK, materialet e administruara gjatë fazës hetimore mbështesin akuzat e ngritura dhe justifikojnë kalimin e çështjes për shqyrtim gjyqësor.

Në vijim të seancës, fjalën e mori ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, ndërsa pritet që gjykata të vendosë përfundimisht nëse çështja do të kalojë për gjykim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit