Transmetuar më 05-02-2026, 14:38

Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, ka komentuar rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip”, gjatë një interviste në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, ku ka folur hapur për dinamikat brenda shtëpisë dhe debatet me disa prej banorëve.

Ajo u shpreh se ka qenë mbështetëse që në fillim për hyrjen e Mirit në reality show, duke theksuar se ai është një nga figurat që mban gjallë energjinë në shtëpi. Sipas saj, pa Mirin loja do të ishte shumë më e zbehtë.

Rabea ndau edhe mendimin e saj për raportin e Mirit me Mateon, duke deklaruar se ky i fundit ka një fiksim të dukshëm ndaj bashkëshortit të saj, pasi e konsideron një lojtar të fortë.

“Mua më duket sikur Mateo ka shumë fiksim me Mirin, sepse e shikon si konkurrent të fortë. Miri ka intelekt të lartë dhe akuzat ndaj tij janë të pabazuara. Pas së shtunës, u përdor edhe raporti me vajzën, gjë që nuk duhet të ndodhte. Është një lojë e dobët,” u shpreh ajo.

Duke folur për marrëdhënien mes Mirit dhe Selinit, Rabea tha se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë edhe për një kohë, por sipas saj do të ishte më mirë që secili të ndjekë lojën individuale.

“Do vijë një moment që duhet të ndahen. Më mirë më shpejt se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vet. Për mua fituesi është Miri, por lojtarë të fortë janë edhe Kristi, Brikena dhe Selin,” tha ajo.

Nëse do të kishte mundësinë t’i bënte një surprizë Mirit brenda shtëpisë, Rabea u shpreh se do t’i tregonte sa krenare është për të dhe për mënyrën si përballon situatat.

“Do i thoja që jam shumë krenare dhe të mos harrojë pse ka hyrë në ‘BBV’: jo për pjesëmarrje, por për të fituar,” tha ajo, duke shtuar se do kishte dëshirë të takonte edhe Baby G, të cilën e vlerëson si një nga banoret që nuk e ka sulmuar Mirin.

Sa i përket Selinit, Rabea u shpreh shkurt se nuk do kishte ndonjë mesazh të veçantë, përveç një përshëndetjeje korrekte.

Si e priti Rabea hyrjen e Mirit në “Big Brother Vip”?

Unë thashë pa asnjë dyshim futu në “BBV”. Ai e ndjek shumë “BBV”. Ka pasur shumë dëshirë, e ftuan dhe i thashë të shkojë. Mirin e shoh shumë të fortë, nëse s’do ishte aty, shtëpia do ishte në gjumë. Mateo zgjohet në mëngjes dhe fle në darkë me Mirin, edhe Artani, por ka disa banorë që e kanë fiksim dhe jo gjithmonë në anën pozitive. Pa atë nuk do kishte energji aty.

Çfarë mendimi ke për akuzat e Mateos dhe debatet që ata kanë patur?

Mua më duket sikur Mateo ka shumë fiksim me Mirin sepse e shikon atë si një lojtar të fortë. Miri ka një intelekt shumë të lartë, akuzat e Mateos janë të pabazuara. Pas të shtunës, ai ka përdorur këtë raportin e tij me vajzën, nuk duhet përdorur, kjo është një lojë shumë e dobët.

Si do vazhdojë Miri?

“Unë shoh që Miri dhe Selin do vazhdojnë edhe shumë gjatë, por do vijë një moment kur duhet të ndahen të dy. Më mirë më shpejt, se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vetë. Është më i kufizuar në atë lojë, më mirë secili të luajë lojën e vetë, në fund dalin të dy në finale. Për mua fitues është Miri. Të fortë janë Kristi, Brikena, Selin.”-u shpreh ajo.

Çfarë do i thoshte ajo Mirit, nëse do i bëje një surprizë në “BBV”?

“Do i thoja që jam shumë krenare për të dhe unë çuditem si i përballon situatat dhe ku e gjen durimin. E dua shumë, fokusohu te loja jote dhe mos harro çfarë të kam thënë para se të hysh, ti nuk ke ardhur për pjesëmarrje, por ke ardhur për të fituar. Do kisha qejf të takoja Baby G. Ajo është nga ato banore që nuk ka hyrë aty për të sulmuar Mirin“-shton ajo.

Çfarë do i thoshe Selinit?

“Është kënaqësi të të takoj një herë dhe gjithë të mirat. Nuk ka diçka të veçantë që do i thoja.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit