

Tiranë, 5 shkurt 2026 – Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kompania që ndërtoi pallatin në pajë me familjen Rama ka përfituar edhe aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, i cili po shembet herë pas here.
Në një reagim publik, Berisha u shpreh se lidhja mes pallatit në pajë dhe investimeve rrugore është “e dukshme” dhe se kjo sipas tij është një dëshmi e favorizimit të ndërtuesve përmes pushtetit.
Ai tha se kompania Sako, e lidhur me familjen e komandantit të Gardës, ka përfituar projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe se ky është vetëm një ndër rastet e “shpërblimeve” për ndërtuesit që kanë lidhje me qeverinë.
Berisha shtoi se kjo situatë tregon edhe arsyet pse, sipas tij, nuk do të pranohet heqja e imunitetit të ish-ministrit Lubi Balluku, duke theksuar se një veprim i tillë do të kishte pasoja për “interesat politike” të qeverisë.
Në mesazhin e tij, Berisha bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke paralajmëruar se data 10 shkurt do të jetë një moment vendimtar për qytetarët, ndërsa kritikoi ashpër funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






