Transmetuar më 05-02-2026, 13:23

Gjirokastër, 5 shkurt 2026 – Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Derisa zyrtarisht nuk është dhënë asnjë informacion mbi arsyen e thirrjes, mediat lokale raportojnë se Golemi është pritur në ambientet e SPAK për verifikime. Nga ana e institucioneve nuk është bërë e ditur nëse kryebashkiaku është nën hetim apo vetëm është thirrur për të dhënë shpjegime.

Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga SPAK apo nga vetë kryebashkiaku lidhur me rastin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit