Transmetuar më 05-02-2026, 12:55

Tiranë, 5 shkurt 2026 – Aksi Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht pas rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe bllokuar rrugën në të dy drejtimet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se për shkak të rrezikut të lartë në këtë zonë, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, deri në një njoftim të dytë.

“U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, njofton ARRSH.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit