Transmetuar më 05-02-2026, 12:29

Tiranë – Misioni i ODIHR në Shqipëri ka kërkuar sot përmirësimin e ligjit zgjedhor, duke theksuar se legjislacioni aktual ende paraqet probleme dhe ka nevojë për ndryshime.

Gjatë një takimi, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, inkurajoi nisjen e punës së komisionit për reformën zgjedhore sa më shpejt. Ai theksoi se rekomandimet e ODIHR janë të qëndrueshme dhe synojnë rritjen e standardeve zgjedhore në vend.

“Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve… ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë,” u shpreh Tarran, duke shtuar se është e rëndësishme që komisioni të nisë punën sa më shpejt.

Ambasadori gjithashtu theksoi se ODIHR nuk përfshihet në debat politik, por nënvizoi se partitë politike duhet të arrijnë një konsensus për nevojën e ndryshimeve.

“Sa i përket debatit politik, ne nuk përfshihemi. Por të gjitha partitë politike janë dakord që ligji zgjedhor duhet të ndryshojë,” tha Tarran.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit