Transmetuar më 05-02-2026, 10:30

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë një pike karburanti, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë një automjet tip “BMW” me targa AB 804 CV dhe një automjet tip “Renault Clio” me targa AA 453 CV. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga automjeti drejtuesin e “Renault Clio”, shtetasin Klevant Vasi, i cili kishte mbetur i bllokuar. Ai u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve zyrtare, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë ka qenë përkohësisht i vështirësuar.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Mashkullorë", automjeti me drejtues shtetasin K. V., 67 vjeç, banues në Palokastër, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen S. S., 27 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit