

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, i dyshuar për mashtrim të përsëritur ndaj një familjeje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Last time”.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas disa javësh hetimesh me metoda proaktive dhe nën drejtimin e Prokurorisë, dokumentoi rastin pas kallëzimit të bërë nga shtetasi D. T., i cili pretendonte se i ishin marrë shuma parash në mënyrë mashtruese.
Sipas hetimeve, i arrestuari, shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, i ka marrë disa herë para viktimës, në total rreth 750 mijë lekë, duke e mashtruar se do t’i kryente punime në banesë, punime që nuk janë realizuar asnjëherë.
Operacioni u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, ndërsa 39-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.
Në video noa.al ju sjell pamjet e arrestimit të të dyshuarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






