

Një baba, një nënë dhe dy fëmijë vdiqën. Dy oficerë policie, të cilët hynë në shtëpi për të shpëtuar njerëzit, pësuan asfiksim të lehtë. Në gjendje kritike vëllai i kryefamiljarit
Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin Rughi, në provincën e Luccës në Itali, ku katër anëtarë të familjes Kola që ishin me origjinë shqiptare, humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.
Sipas mediave italiane, familja Kola u gjet pa shenja jete brenda banesës, ndërsa dyshohet se shkaku i tragjedisë ishte një rrjedhje e gazit vdekjeprurës, që çoi në grumbullimin e monoksidit të karbonit në ambientet e shtëpisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe burimin e helmimit.
Viktimat janë një burrë 48 vjeç, bashkëshortja e tij 43 vjeç dhe dy fëmijët e tyre, 22 dhe 15 vjeç. Identiteti i tyre nuk është bërë ende publik nga autoritetet italiane. U njoftua se u shua familja Kola.
Ndërkohë, vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi në banesë për t’i kontrolluar pasi familjarët nuk po përgjigjeshin, është transportuar me urgjencë në spitalin Cisanello në Piza dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës, ambulancat dhe zjarrfikësit e Luccës, të cilët ndërhynë për të kontrolluar ambientin dhe për të përjashtuar rrezikun për persona të tjerë.
Sipas Tgcom24, familja dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë gjasë shqiptare. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






