Transmetuar më 04-02-2026, 21:34

GJILAN – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën Gjilan–Kamenicë, pranë një karburanti, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Gjendja shëndetësore e personit të plagosur nuk është bërë ende e ditur, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit